Raund i ri i negociatave për bashkimin e Qipros në Zvicër

Gjenevë, 28 qershor 2017 (MIA) - Çështja e sigurisë është pika e parë e rendit të ditës në raundin e ri të negociatave për bashkimin e Qipros, që filloi sot në vendpushimin zviceran Kran Montana me pjesëmarrjen e liderëve të grekëve dhe turqve qipriotë, Nikos Anastasijadis dhe Mustafa Akënxhë dhe përfaqësues të KB-së, Greqisë, Turqisë, Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Siç lajmëroi DPA, sipas planit të Kombeve të Bashkuara, nën mbështetjen e të cilave mbahen negociatat, është paraparë që fillimisht të bisedohet për çështjet më të ndërlikuara, siç janë ardhmëria e ushtarëve turq të stacionuar në Qipro dhe roli i shteteve garante të sigurisë së ishullit - Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe.
Në pjesën veriore të Qipros, në territorin e Republikës turke të Qipros Veriore janë sistemuar rreth 35 mijë ushtarë turq, në tërheqjen e të cilëve me faza nga ishulli insiston Qeveria e grekëve qipriotë. Nga ana tjetër, turqit qipriotë angazhohen që ushtarët turq të qëndrojnë në ishull edhe pas bashkimit të planifikuar të dy pjesëve të Qipros.
Çështja e dytë kontestuese ka të bëjë me të drejtën e intervenimit ushtarak të tre shteteve garante të sigurisë së Qipros. Grekët qipriotë kërkojnë që tre vendet garante në të ardhmen të mos kenë të drejtë të intervenimit njëpalësh ushtarak të Qipros, qëndrim të cilin e mbështet edhe Qeveria e Athinës.
I dërguari special i KB-së për Qipron, Espen Bart Ejde në prag të raundit të ri të negociatave deklaroi se dy palët kanë qëndrime "të kundërta diametrale" në lidhje me çështjen për sigurinë e shtetit të ardhshëm federal qipriot.
Qiproja është e ndarë nga viti 1974 kur armata turke ka intervenuar në ishull, si përgjigje e grusht shtetit të kryesuar nga grekët qipriotë, qëllimi i të cilit ishte përfshirja e vendit drejt Greqisë. Pas intervenimit ushtarak të Turqisë, forcat turke morën kontroll ndaj pjesës veriore të ishullit, ku më vonë u shpall Republika turke e Qipros Veriore, e cila u pranua vetëm nga ana e Ankarasë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail