Erdogan: 15 korriku është një risi në historinë e demokracisë

Ankara, 15 korrik 2017 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është shprehur se "15 Korriku është një risi në historinë e demokracisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin e tij në panelin "15 korriku si një shkelje e të drejtës së njeriut", zhvilluar në Dhomën e Tregtisë së Ankarasë me rastin e njëvjetorit të grushtetit të dështuar, Erdogani ka theksuar se 15 korriku ka qenë një tentativë pushtimi që është përpjekur të realizohet me dorën e nënkontraktorëve të blerë me 1 dollarë.
Ai tha se "qëndrimi i pamëshirshëm që puçistët treguan ndaj popullit tonë, egërsia që treguan dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qartë qëllimin e tyre të vërtetë"
"Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja duhet të mendojmë edhe mbi këto shifra. Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ndodheshin nëpër gropa të hapura rastësisht", është shprehur në fjalën e tij Erdogan.
Ndërsa në lidhje me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme Erdogan ka theksuar se ajo do të hiqet kur të arrijmë objektivin në luftën kundër terrorizmit. "Pa mbaruar të gjitha këto askush të mos presë që ne të heqim gjendjen e jashtëzakonshme", tha Erdogan në fjalimi e tij me rastin e 15 korrikut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail