Policia në Shkodër konfiskoi 115 kilogramë marihuanë

Tiranë, 19 korrik 2017 (MIA) - Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 115 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë një 46 vjeçar.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Rrethina", ku u arrestua në flagrancë shtetasi Margjin Livalli, 46 vjeç, banues në Shkodër.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 115 kilogramë", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail