Jilldirim: Është e pakuptimtë të ripërtërihen negociatat e dështuara për bashkimin e Qipros

Nikozia, 20 korrik 2017 (MIA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Jilldirim sot i dha fund përpjekjeve për ripërtëritjen e negociatave për bashkimin e sërishëm të Qipros.
"Është e qartë se nuk ka kuptim që të vazhdojnë negociatat prej atje, ku u ndalën", tha Jilldirim gjatë festimit në pjesën turke të Qipros në përvjetorin e invazionit të armatës në ishull.
Jilldirim deklaroi se grekët qipriotë janë përgjegjës për mossuksesin e negociatave, pasi që nuk kanë qenë të përgatitur për marrëveshje.
Më 20 korrik 1974 si përgjigje ndaj grusht shtetit në Qipro, Turqia e sulmoi ishullin dhe okupoi një të tretën e pjesës veriore të ishullit.
Regjimi ushtarak në Nikozia po bie, turqit qipriotë janë duke e ripërtërirë qeverinë e pavarur, ndërsa në vitin 1983 e shpallin Republikën turke Qipro Veriore.
Negociatat midis liderëve të grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë me ndërmjetësimin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh për bashkimin e sërishëm të ishullit përfunduan më 7 korrik në Kran Montana pa u arritur marrëveshje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail