Cunami në Bodrum pas tërmetit në Kos

Stamboll, 21 korrik 2017 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,2 ballë sipas shkallës së Rihterit, që mbrëmë në orën 1:31, sipas kohës lokale, i goditi ishujt juglindor në Detin Egje, shkaktoi krijim të cunamit me lartësi prej dhjetë metrave në det pranë qytetit turk Bodrum, tregojnë të dhënat e observatorit sizmik "Kandili" pranë Universitetit "Bogaziçi" në Stamboll.
Në Bodrum dhe Datça janë lënduar 90 persona, por askush nuk është në gjendje kritike.
Tërmeti ka shkaktuar panik të fuqishme mes banorëve, të cilët e kanë kaluar natën jashtë shtëpive të tyre.
Një numër i madh i turistëve u larguan nga rajoni sepse druajnë nga tërmete të reja.
Sizmologët theksuan se nuk pritet cunami më i madh.
"Kandili" theksoi se tërmeti epiqendra e të cilit ka qenë në ishullin grek Kos, ka qenë në thellësi prej 7,8 kilometra.
Tërmeti është ndjerë në tërë bregdetin Egje të Turqisë me gjatësi prej rreth 90 kilometra.
Prej mbrëmë deri tani janë regjistruar 95 tërmete dytësore.
Njëri prej dy personave të cilët e humbën jetën në tërmetin në ishullin grek është turk, ndërsa tjetri është qytetar suedez.
Vazhdojnë tërmetet dytësore, ndërsa siç pritet, do të zgjasin edhe rreth një muaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail