Greqia prej sot kthehet në tregun ndërkombëtar të obligacioneve

Athinë, 25 korrik 2017 (MIA) - Greqia sot do ta realizojë emisionin e shumëpritur të obligacioneve, kumtoi Minsitria greke e Financave, që do të jetë editimi i parë i letrave greke me vlerë prej vitit 2014.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Minsitria kumtoi "emitim të letrave të reja me vlerë të denominuara në euro me normë fikse të interesit dhe afat skadimi në vitin 2022".
"Konstatimi i çmimit të bonove të reja pritet më 25 korrik 2017, në varësi prej kushteve të tregut, ndërkaq vendimi përfundimtar do të duhej të sillet më 1 gusht", qëndron në kumtesën e Minsitrisë.
Qeveria në Athinë ka angazhuar gjashtë banka të menaxhojnë me kthimin e saj në tregun ndërkombëptar të obligacioneve, mes të cilave janë "Goldman Saks", "Siti", "Dojçe Bank", "HSBC", "BNP Pariba" dhe "Banka e Amerikës Meril Linç", shkruan "Fajnenshëll tajms".
Greqia humbi qasje drejt tregut të obligacioneve për shkak të normave të larta të interesit në vitin 2010 dhe vetëm për kohë të shkurtë u kthye në treg me editimin e obligacioneve në vitin 2014, në mënyrë që vitin tjetër të kërkonte pako të tretë të njëpasnjëshme të ndihmës ndërkombëtare financiare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail