Kodheli: Një e treta e ushtrisë shqiptare merr pjesë në shuarjen e zjarreve

Tiranë, 7 gusht 2017 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli deklaroi sot se situata e zjarreve në vend është dramatike për shkak të situatës klimaterike me temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, njofton ATSH.
Në një konferencë për shtyp nga ministria e Mbrojtjes, Kodheli informoi për operacionet në qarqet e vendit si dhe për angazhimin e Forcave të Armatosura.
"Janë angazhuar 1 e treta e të gjithë Forcave të Armatosura në mënyrë që të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve. 2 helikopterë të FA, kanë marrë pjesë në mënyrë direkte në shuarjen e zjarreve. Kujtoj se këto janë detyra jashtë angazhimit të tyre të detyrueshëm", tha ministrja.
Ajo shtoi se "është situatë dramatike jo vetëm për Shqipërinë, por për Europën mbarë"." Situata klimaterike është jashtë normales për shkak të temperaturave tejet të larta dhe reshjeve pothuajse inekzistente. Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria po angazhohen maksimalisht për ta përballuar këtë situatë".
Duke folur me shifra, Kodheli tha se, "përgjatë një muaji kalendarik, një nga më të nxehtit e regjistruar, ushtarakët tanë kanë zhvilluar 102 operacione në ndihmë të komunitetit në 12 qarqe, 2700 forca të angazhuara ose 1/3 e të gjithë Forcës së Armatosur".
Po kështu, ministrja Kodheli i ka akorduar sot medalje efektivit të ushtrisë që u lëndua gjatë një operacioni për fikjen e zjarrit në Shëngjergj.
"Tetar Hidrit i akordoj medaljen për shërbime të shquara", tha Kodheli, e cila pohoi edhe ndihmën e fqinjëve në ‘luftën’ me zjarrin, duke i falënderuar për mbështetjen. "Kemi marrë mbështetje nga fqinjët. Avionët ushtarakë grekë e italianë na janë bashkuar", tha ministrja.
Në fund, Kodheli bëri një thirrje edhe për të gjithë qytetarët: "Kjo situatë e vështirë ka bërë që shtete të fuqishme si Franca e Portugalia të kërkojnë ndihmë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar në përballimin e situatës. I bëj thirrje edhe që të mos e krijojnë situatën. Operacionet kanë kushtuar mbi 30 milionë lekë, që janë para’ taksapaguesish. Duhet t’i ruajmë pemët e kullotat, ndaj ju lutem që ta shtojmë kujdesin bashkarisht".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail