Mbledhja konstituive e Parlamentit të Kosovës nuk vazhdoi për shkak të mungesës së kuorumit

Prishtinë, 10 gusht 2017 (MIA) - Në mungesë të kuorumit, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka njoftuar deputetët e pranishëm në sallë se detyrohet ta mbyllë seancën e thirrur për sot për votimin e kryeparlamentarit.

Mikullovci tregoi se në sallë ndodhen vetëm 59 deputetë.

Në sallë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë munguar deputetët e koalicionit PAN, të cilët do të duhet ta propozonin kandidatin për kryetar të Kuvendit, si koalicion fitues.

Përveç, PAN, në sallë nuk kanë qenë as deputetët e minoriteteve, shkruan Gazeta Express.

As Teuta Rugova nuk është parë të jetë e pranishme.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj në një prononcim për Telegrafin tha se nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo që është diskutuar dje në takimin e grupeve parlamentare me kryesuesin e seancës, Adem Mikullovci.

Sipas tij, ata si koalicion fitues i zgjedhjeve do të marrin pjesë në takimin konsultativ, në të cilën do të diskutohet për vazhdimin e seanca konstituive.

"Vetëm mund të them se asgjë nuk ka ndryshuar nga ai qëndrim", ka theksuar Hoxhaj.
Arben Gashi nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) ka thënë sot se situata e krijuar pas ndërprerjes së sotme të seancës konstituiv shtyn LAA që të veprojë sipas rrethanave të reja konstituive ligjore.

Ai në një deklarim për media tha se qëndrimi i LDK-së është se duhet të votohen nënkryetarët e Kuvendit dhe të shikohen aspektet ligjore për vonesën e koalicionit PAN.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti më i vjetër për nga mosha, Adem Mikullovci, përkundër se ka njoftuar se nuk ka kuorum për zhvillimin e punimeve të seancës së 10 gushtit, ai më pas i ka dhenë fjalën shefit të grupit parlamentar të tij, Glauk Konjufcës së VV-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail