Të hënën vazhdim i seancës konstitutive të Parlamentit të Kosovës

Prishtinë, 11 gusht 2017 (MIA) - Kuvendi i Kosovës përmes një komunikatë për media ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 10:00.
Në rende ditë do të jetë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Pas dy muajsh prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë, Kuvendi më 3 gusht e filloi seancën konstituive, por që deri më tani nuk ka arritur ta përfundojë me sukses.
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova brenda 10 ditëve të ardhshme do të ketë institucionet e reja.
Haradinaj thotë se me mbështetjen e partisë politike Aleanca Kosova e Re, Kosova do të ketë një Qeveri gjithëpërfshirëse. Ai thotë se kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është Kadri Veseli.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail