Zjarri në Atikë nuk mund të vihet nën kontroll

Athinë, 15 gusht 2017 (MIA) - Zjarri në Atikën Lindore ende nuk është vënë nën kontroll, ndërsa pritet që gjendja sot të përkeqësohet për shkak të erërave të fuqishme të cilat paralajmërohen në rajon.
Zjarri i ka përfshirë vendbanimet Kalamos, Varnavas dhe Kapandriti banorët e të cilëve janë evakuuar, si dhe fëmijët nga kampi veror në afërsi. Deri tani janë djegur dhjetëra mijë hektarë pyje dhe disa shtëpi.
Shërbimi zjarrfikës grek kumtoi se gjatë natës beteja kryesore me zjarrin është zhvilluar në Metohi dhe Mikrohori, derisa frontet në Gramatiko dhe Varnavas janë jashtë kontrollit.
Gjatë natës së kaluar zjarr ka pasur në drejtim të Kapandritit, i cili sot po shuhet me të gjitha mjetet në dispozicion.
Policia lokale gjatë natës ndaloi edhe komunikacionin në zonën në pothuajse të gjitha rrugët rajonale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail