KB: Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi

Nju-Jork, 16 gusht 2017 (MIA) - Tremujori i fundit ka qenë i dominuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe negociatat pasuese për krijimin e një qeverie të re, tha përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë (PSSP) dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.
Në raportimin e tij të rregullt për Kosovën, ai u shpreh se vakuumi i institucioneve funksionale ka sfiduar përparimin në prioritetet qeverisëse dhe shtoi se “gjatë kësaj periudhe u humbën mundësi të rëndësishme ekonomike dhe sociale”.
Ai, siç njofton Telegrafi, poashtu theksoi se zgjedhjet në përgjithësi ishin të lira, të drejta dhe garuese, përkundër kohës së shkurtër të përgatijeve dhe fushatës dhe u shqua zëri i shumë votuesve më të rinj, për të cilët shqetësim dominues ishin mundësitë ekonomike, zvogëlimi i korrupsionit dhe fuqizimi i sundimit të ligjit
Duke folur për iniciativën e propozuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një dialog të brendshëm mbi Kosovën, Tanin nënvizoi se “ndjekja e kompromiseve të drejta, dhe shpesh të vështira e të dhimbshme, kërkon udhëheqje të fuqishme nga të gjitha palët”. Ai theksoi se pajtimi politik duhet poashtu të përcjellet nga pajtimi shoqëror.
Tanin theksoi përpjekjet e UNMIK-ut për të mbështetur avancimin e raporteve në mes të bashkësive në terren. Në lidhje me këtë, ai theksoi tryezën e rrumbullaktë të mbajtur në Gjenevë, në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë për të Drejta të Njeriut, për ta kthyer vëmendjen tek shumë raste të pazgjidhura të personave të pagjetur në Kosovë.
Iniciativa të tjera të udhëhequra nga OKB-ja për të forcuar marrëdhëniet në shoqëri përfshijnë Asamblenë e Parë të të Rinjëve të Kosovës, ku morën pjesë mbi 140 liderë të rinjë – 60 për qind prej të cilëve ishin vajza – që përfaqësonin të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë.
Pas tre muajsh të fushatës elektorale dhe pasigurisë paszgjedhore, PSSP Tanin nënvizoi rëndësinë që Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi, dhe që bashkësia ndërkombëtare të bashkëpunojë për të siguruar mbështetje të vazhdueshme thelbësore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail