Sulmohet fizikisht gazetari nga Kosova Parim Olluri

Prishtinë, 17 gusht 2017 (MIA) - Disa persona të panjohur e kanë sulmuar gjatë ditës së djeshme gazetarin Parim Olluri, drejtor i gazetës në internet "Insajderi".
"Ky është sulm ndaj lirisë së mediave", theksoi Olluri, duke shtuar se ende nuk dihet motivi për sulmin, por se arsyeja mund të jenë tekstet e tij.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se sulmi ndodhi afër banesës së tij në Prishtinë. Gazetari Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar me lëndime të lehta në spitalet e Prishtinës, njoftojnë mediat kosovare.
Policia ka hapur hetimet por nuk ka dhënë ndonjë hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të sulmit.
Gazeta në internet "Insajderi", trajton shpesh çështje që lidhen me korrupsionin.
Sulmi u dënua nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i cili u bëri thirrje organeve të rendit për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit, duke nënvizuar se "sulmet e tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe të medies".
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit mbi gazetarin Parim Olluri.
"Parimit dhe bashkëshortes së tij u uroj shërim të shpejtë, derisa nga organet kompetente kërkoj veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë. Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale. Përkundrazi! Ata duhet të vazhdojnë, me një vendosmëri të pathyeshme, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike", ka shkruar Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail