Në Vlorë konfiskohen 700 kilogram kanabis

Vlorë, 21 gusht 2017 (MIA) - Në një aksion të ndërmarrë nga policia kufitare e Vlorës pasditen e djeshme është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, përkatësisht 28 pako me peshë nga 25 -30 kg për pako.
Burime për "Shekulli"-n bëjnë me dije se nga informacionet që kishin punonjësit e policisë se në zonën e Hidrovorit në afërsi të fshatit Akërni, në breg të detit janë parë pako të mbështjella me thasë të bardhë.
Policia kufitare ka rrethuar zonën duke krehur dhe pyllin e hidrovorit , por nuk ka mundur të kapë personat që kanë transportuar mallin. Nga kontrolli në pyll është gjetur dhe një furgon i braktisur dhe pa targa, po ashtu dhe disa bidona të mbushur me benzinë.
Sipas policisë droga ishte e destinuar për ne bregun tjetër të Italisë, dhe pritej të vinte mjeti detar nga brigjet e Italisë.
Policia ka bërë sekuestrimin e drogës dhe te mjetit tip furgon dhe po punon për gjetjen e personave të cilët kanë tentuar të trafikojnë lëndën narkotike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail