Ndërron jetë ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi

Prishtinë, 21 gusht 2017 (MIA) - Ish- kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ndërroi jetë sot në Turqi. I ndjeri atje ishte për shërim tash e disa muaj pas një sulmi në tru që e kishte vënë në koma, transmeton Koha.net.
Njoftimin për vdekje e ka bërë familje e të ndjerit.
Bajram Rexhepi, lindi në Mitrovicë më 3 qershor 1954. Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979. Studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985.
Rexhepi punoi kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.
Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.
Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodh deputet i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës.
Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i Komunës së Mitrovicës dhe kryetar i pjesës së jugore të saj.
Ka qenë kryetar i degës së PDK në Mitrovicë, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës ndërsa më 4 mars të vitit 2002, u zgjodh kryeministër i Kosovës.
Në zgjedhjet e parafundit parlamentare të vitit 2014 nuk u përfshi në listën zgjedhore të PDK-së dhe prej atëherë iu kthye profesioni të vet të mjekut në Mitrovicë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail