Zjarret në Kroaci i rrezikojnë vendbanimet

Zagreb, 21 gusht 2017 (MIA) - Gjatë natës së kaluar në Dalmaci, në rajonin e Benkovacit, shpërthyen 15 zjarre, për të cilët ekziston dyshimi se janë të qëllimshëm.
Aktive janë edhe tre zjarre, ndërsa në shuarjen e tyre merr pjesë edhe ushtria.
"Fryn erë e fortë dhe e vështirëson shuarjen e zjarreve. Tre-katër zjarre në rajonin e Benkovacit i rrezikojnë edhe shtëpitë. Sot në mëngjes morëm ndihmë nga forcat e flotës ajrore ushtarake, kështu që shuarja e zjarrit do të jetë më e lehtë. Në ndihmë arritën edhe rreth 17 ushtarë, ndërsa së shpejti do të ndihmojnë edhe zjarrfikës nga zhupani të tjera", deklaroi komandanti kryesor i shërbimit zjarrfikës në zhupaninë e Zadarit, Zhelko Shosha.
Sipas tij, sot në mëngjes në shuarjen e zjarrit morën pjesë katër kanaderë dhe katër er-traktorë, që ndihmuan të qetësohet situata.
Disa zjarre kanë shpërthyer edhe përgjatë rrugës magjistrale, ndërsa zjarri paraqet rrezik edhe për shtëpitë edhe për qarkullimin. Zjarrfikësit dhe ekipet policore ndodhen në terren, ndërsa supozohet se zjarret janë të qëllimshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail