Platforma rajonale për liri të mediave e dënoi sulmin e gazetarit kosovar Oluri

Shkup, 21 gusht 2017 (MIA) - Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për përfaqësimin e lirive të mediave dhe për mbrojtjen e gazetarëve, e cila ka më shumë se 7.800 anëtarë të shoqatave të gazetarëve të rajonit, e dënoi sulmin mbi gazetarin kosovar Parim Oluri.
Platforma, ku është anëtare edhe Shoqata e Gezetarëve të Maqedonisë pret nga autoritetet e Kosovës të veprojnë shpejt, t'i identifikojnë tre sulmuesit dhe t'i dënojnë në mënyrë përkatëse. Njëkohësisht u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të cilat janë të fokusuara në lirinë e shtypit dhe të drejtave të gazetarëve ta kërkojnë të njëjtën.
"Përmes sistemit të vet të monitorimit, do ta ndjekim zhvillimin e këtij rasti dhe në periudhën e ardhshme do t'i informojmë institucionet relevante dhe ndërkombëtare për konkluzionet përfundimtare", thuhet në deklaratën e përbashkët.
Shoqatat e gazetarëve të rajonit përkujtojnë se Oluri dhe e fejuara e tij ishin sulmuar më 16 gusht në Prishtinë, derisa kanë hyrë në ndërtesën e tyre nga ana e tre personave të maskuar. Uluri beson se sulmi është i lidhur me publikimet e tij të paradokohshme.
Oluri është drejtor i insajderi.com, portal onlajn dhe është fitues i shumë çmimeve për punën e tij. Siç pohojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës (AJK), Oluri nuk ka pasur konflikte personale me askënd dhe janë të bindur se incidenti është i lidhur me punën e tij.
Shoqatat nga rajoni përkujtojnë se në Kosovë në vitin 2017 janë regjistruar nëntë raste të presionit, kërcënimeve verbale dhe sulmeve fizike, përfshirë edhe sulmin e fundit mbi Olurin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail