Sputnik: Serbët janë tërhequr se Maqedonia do të propozojë pranimin e Kosovës në UNESKO

Beograd, 21 gusht 2017 (MIA) - Qeveria e Maqedonisë ka përgatitur propozim për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESKO dhe kjo është një nga arsyet për të cilat Ministria serbe e Punëve të jashtme i ka tërhequr personelin e Ambasadës në Shkup në konsultime urgjente", raportoi "Sputnik" duke iu referuar burimeve të veta, të mirë informuara.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi sot, me rastin e situatës me Ambasadën e Serbisë në Maqedoni, se "nuk bëhet fjalë për punë të vogël" dhe se ajo ka pasur konsultime me presidentin e shtetit Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.
Ajo, para gazetarëve në Qeverinë e Serbisë, paralajmëroi se së shpejti do të liferohet njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, në të të cilën momentalisht, siç tha, "punohet së bashku", transmeton Tanjug.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ende nuk ka informacion zyrtar nga Beogradi se pse janë tërhequr diplomatët dhe të punësuarit nga Ambasada e Serbisë në Shkup. Nga MPJ-ja e Maqedonisë për MIA-n thonë se është vendosur komunikim me MPJ-në e Serbisë për konfirmimin e arsyeve për këtë procedurë.
Ambasadorja serbe Dushanka Divjak Tomiq për mediat serbe deklaroi se tani për tani nuk mund të komentojë situatën dhe paralajmëroi më tepër informata gjatë ditës së sotme.
Nga MPJ informojnë se në pajtim me dispozitat përkatës të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, institucionet përkatëse të Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të Ambasadës së Serbisë në Shkup.
Të gjithë diplomatët e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë u tërhoqën në konsultime urgjente në Beograd.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail