Varroset Bajram Rexhepi

Mitrovicë, 22 gusht 2017 (MIA) - Me nderime te larta shtetërore, qytetarë nga Mitrovica dhe Kosova, sot pasdite i dhanë lamtumirën e fundit kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi në varrezat e fshatit Shipol.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli me këtë rast tha sot janë këtu për t’u ndarë nga një njeri të madh si ish kryeministër.
“Kemi humbur njeriun i cili veshi uniformën e UÇK-së për shërimin e tyre si kirurg. Duhet të ndiqet ky shembull i Rexhepit për të çuar vendin përpara. Sa herë të flitet për emrin e tij do të flitet edhe për Mitrovicën. Nga sot Rexhepi është monument i shtetit të Kosovës”, tha Veseli.
Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës në ceremoninë e varrimit tha se Rexhepin e ka njohur në kohërat më të vështira si mantel bardhë.
“Rexhepi ishte një njeri që ka dëshiruar lirinë dhe bashkimin e këtij vendi”, tha Bahtiri.
Ai shtoi se ndër atributet e tij Rexhepi ishte edhe njeri i unitetit, i cili bëri shumë për vendin.
“Rexhepi e deshi Mitrovicën, i ndihmoi edhe mitrovicasve si kirurg, për ushtarët e lirisë dhe qytetarët e saj”, tha kryetari i Mitrovicës.
Bahtiri propozoi që rrugës nga liqeni akumulues t’i vihet emri "Bajram Rexhepi".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail