Katër të lënduar gjatë aksidentit të një aeroplani të vogël në aeroportin "Ataturk"

Stamboll, 22 shtator 2017 (MIA) - Katër persona janë lënduar mbrëmë kur një aeroplan i vogël privat doli nga pista e aeroportit të Stambollit "Ataturk", pas çka u përfshi nga zjarri, njoftuan mediat turke.
Aeroplani i llojit "Cesna 650" ka dalë prej piste gjatë tentimit të aterojë në aeroport.
Shkaqet për aksidentin tani për tani nuk dihen, por autoritetet e aeroportit njoftuan se para aterimit të aeroplanit, piloti ka paraqitur se ka probleme teknike.
Pjesëtarët e shërbimit zjarrfikës të aeroportit për një kohë të shkurtër arritën ta shuajnë zjarrin.
Për shkak të zjarrit përkohësisht u shtynë të gjitha fluturimet në aeroportin "Ataturk" , por pak më vonë qarkullimi ajror u rivendos tërësisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail