BQE: Vendet e Ballkanit Perëndimor ta përforcojnë besimin në valutat e veta

Sarajevë, 22 shtator 2017 (MIA) - Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet ta përforcojnë besimin publik në valutat lokale në vend të besimit tejmase në euron, sepse me këtë i vendosin ekonomitë e tyre në rrezik, theksoi Benoa Koure, përfaqësues nga Banka Qendrore Evropiane.
"Si rajon që ka përjetuar lufta, regjime diktatoriale, kriza ekonomike dhe jostabilitet politik, në dekadat e fundit, më shumë se gjysma e depozitave dhe kredive janë të denominuara në euro, me ç'ka reflektohet dobësia në besimin në valutat vendore.
"Megjithatë besimi i lartë në valutat e huaja sjell edhe rreziqe serioze", theksoi ai në Sarajevë.
"Mbështetja gjithnjë e më e madhe në euron mund të zvogëlojë hapësirën për manovra në politikën monetare", shtoi ai. Mungesa nga fleksibiliteti i kursit devizor e vështirëson inflacionin, ndërkaq njëkohësisht e vendos sektorin bankar në rrezik të goditjeve të papritura valutore", tha Koure.
Sipas tij, amvisëritë dhe firmat mund të mos kenë mundësi t'i servisojnë kreditë e tyre lidhur me valutën e huaj me ç'ka do të krijohej rrezik për bankat. Koure thotë se çelës kryesor për përforcimin e besimit publik në valutat lokale është pavarësim i bankave qendrore dhe mandat stabil pa qëllime konflikti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail