Erdoganit i zhgënjyer nga vendimi i SHBA-së të mos u japin viza qytetarëve turq

Kiev, 9 tetor 2017 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se vendimi i SHBA-së të ndalojnë me dhënien e vizave në Turqi është zhgënjyes. Ai shtoi se përfaqësues prej MPJ-së turke janë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët amerikan për këtë çështje.
"Para se gjithash vendimi është shumë zhgënjyes. Që Ambasada në Ankara të pranojë vendim të tillë dhe ta zbatojë, kjo është zhgënjyese", deklaroi Erdogan në konferencën për media gjatë vizitës në Ukrainë.
Misioni i SHBA-së në Turqi kumtoi se e ndërpret punën e shërbimeve të saj për dhënien e vizave joemigruese në përfaqësitë diplomatike amerikane në Turqi, ndërsa si shkak është theksuar se Ankaraja duhet ta "rishqyrtojë" përkushtimin e saj rreth sigurisë të personelit të saj diplomatik.
Ankaraja me masa reciproke u përgjigje në vendimin e misionit amerikan në Turqi për ndërprerjen e punës së shërbimeve.
Turqia kumtoi se do ta ndërpresë dhënien e vizave joemigruese për amerikanët, por këto restriksione do të jenë më të ashpra sepse kanë të bëjnë me "viza në pasaporta, si dhe e-viza dhe ata që fitohen në kufij", e jo vetëm ata që jepen në përfaqësitë diplomatike në SHBA.
Vendimin për kundërmasat e kumtoi Ambasada e Turqisë në Uashington.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail