Erdogan: Bashkëpunimi midis Ankarasë dhe Beogradit është kyçe për Ballkanin

Beograd, 10 tetor 2017 (MIA) - Turqia dhe Serbia janë dy vendet kyçe për Ballkanin dhe bashkëpunimi i tyre është me rëndësi esenciale për mbajtjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Gadishullit dhe në Evropë, thekson presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në tekstin autorial për gazetën "Politika" të publikuar me rastin e vizitës së tij të sotme në Beograd.
"Lidhjet midis Turqisë dhe Serbisë janë të fuqishme dhe me rrënjë të thella. Në historinë e gjatë në ato territore, turqit dhe serbët kanë jetuar së bashku. Edhe sot mund të vërehen gjurmë nga historia jonë e përbashkët në gjuhë, arkitekturë, kuzhinë, kulturë dhe shumë sfera të tjera", theksoi Erdogan.
Sipas presidentit turk, edhe pse nuk kanë kufi të përbashkët, Turqia dhe Serbia "konsiderohen për fqinj, ndërsa sekreti është fshehur pikërisht në ato lidhje të afërta".
"Pa dyshim, bashkëpunimi është i pashmangshëm edhe për shkak të pozitës së dy vendeve. Historia e përbashkët bart edhe ndjeshmëri të caktuar dhe disa kuptime të ndryshme të cilat kanë të bëjnë edhe për Turqinë edhe për Serbinë", shkruan presidenti turk.
Ai thekson se Ankaraja nuk sheh dhe nuk do të shohë në ato dallime si pengesë për bashkëpunim me Beogradin.
Ai u përqendrua edhe në marrëdhëniet tregtare-ekonomike midis dy vendeve, duke vërejtur se arritja e "Halibank" në tregun serb në vitin 2015 ishte një prej faktorëve për rritjen e interesit të biznesmenëve turq për Serbinë, të cilët edhe sot u japin punë pothuajse 8.000 personave në vend.
Këmbimi tregtar midis dy vendeve është në rritje nga viti 2010, ndërsa në vitin 2016 ka arritur pothuajse 790 milionë euro, theksoi Erdogan, duke konstatuar se potenciali ekonomik i dy vendeve është dukshëm mbi atë nivel, duke shfaqur shpresë se këmbimi së shpejti do të tejkalojë një miliardë euro.
Nga ana tjetër, rajoni i Sanxhakut, rajon në Serbinë jugperëndimore, i banuar kryesisht me myslimanë që Erdogani do ta vizitojë nesër, sipas tij, është edhe një urë e miqësisë midis Ankarasë dhe Beogradit.
Sipas tij, si dhe shumë rajone tjera në botë, ashtu edhe në Ballkan është detyruar çdo ditë të përballet me sfida dhe probleme të reja. "Asnjë vend nuk mund të luftojë vetë me këtë", theksoi presidenti i Turqisë, duke shtuar se "çelësi për suksesin" është përforcimi i bashkëpunimit dhe solidaritetit.
Presidenti turk arriti mbrëmë për vizitë dyditore zyrtare në Serbi, ndërsa në aeroportin në Beograd e pritën kolegu i tij Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq dhe anëtarë të Qeverisë së Serbisë.
Erdogan arriti në Beograd me delegacion të madh të përbërë nga 185 biznesmenë dhe tetë ministra turq.
Bisedimet zyrtare të Erdoganit fillojnë sit me takim kokë më kokë me Vuçiqin, pas çka ata do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Pastaj vijojnë takime të dy delegacioneve dhe nënshkrim i disa marrëveshjeve midis Serbisë dhe Turqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail