Serbia dhe Turqia nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë

Beograd, 10 tetor 2017 (MIA) - Bashkëpunimi midis Turqisë dhe Serbisë ka rëndësi kyçe për ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit të Ballkanit dhe mbarë Evropën, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili gjendet për vizitë zyrtare dyditore në Serbi.
Ai në Beograd arriti me delegacionin e përbërë prej dhjetë ministrave dhe 185 biznesmenëve dhe investitorëve.
Tema kryesore e bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me udhëheqësin e shtetit, siç theksuan dy presidentët në konferencën për media, ishte ekonomia. Janë nënshkruar 16 marrëveshje, nga të cilat më e rëndësishmja është marrëveshja e re për tregti të lirë ndërmjet dy vendeve, me të cilën do të rritet eksportin e mishit të lopës dhe vajit të lulediellit në Turqi, si dhe investimet turke në Serbi.
Është biseduar edhe për gazpërçuesin Rrjedha turke.
"Ndërtimi i rrjedhës turke vazhdon përmes rajonit të Detit të Zi, përmes Turqisë dhe drejtë Evropës. Ministrat e Energjetikës të Serbisë dhe Turqisë folën për gazpërçuesin, po vazhdojmë bisedimet me Putinin dhe në afat më të shkurtër të mundshëm do të dëshironim t'i sjellim gaz Serbisë. Unë mendoj se Putin nuk do të shohë negativisht në këtë dhe vlerësoj se për një kohë shumë të shkurtër gazi do të vijë në Serbi dhe ky problem do të zgjidhet", tha presidenti turk.
Erdogan dhe Vuçiq paralajmëruan investime të reja turke në industrinë e tekstilit dhe në banja, si dhe pjesëmarrje e konsiderueshme e punëtorëve turq të ndërtimit në ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë dhe aeroportin Lagjevici.
Dy presidentët marrin pjesë edhe në Forumin e biznesit Serbi-Turqi.
Në ditën e dytë të vizitës, presidenti turk do të qëndrojë në Sanxhak, rajon i cili kryesisht është i banuar me myslimanë.
Për shkak vizitës së Erdoganit, janë rritur masat e sigurisë, dhe përveç 50 truprojave të tij personale, janë angazhuar edhe mbi 3.000 policë serb.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail