Disa anarkistë sulmojnë Ambasadën e Spanjës në Athinë

Athinë, 11 tetor 2017 (MIA) - Anarkistët e vetëshpallur në Greqi sot sulmuan Ambasadën e Spanjës në Athinë dhe hodhën fletushka në dobi të Katalonjës.
"Rreth 15 deri më 20 persona hynë në Ambasadë dhe gjuanin fletushka. Nuk shkatërruan asgjë", deklaroi një përfaqësues i diplomacisë spanjolle, duke shtuar se në fletushkat ka shkruar "solidariteti është armë e njeriut".
Policia greke kumtoi se i ka arrestuar 19 persona për shkak të incidentit.
Grupi njihet si Ruvikonas, i cili angazhohet për pavarësinë e Katalonjës.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj sot duhet të mbajë fjalim para Parlamentit dhe do ta kumtojë vendimin përfundimtar të Qeverisë me rastin e fjalimit të mbrëmshëm të liderit katalonas, Karles Puxhdemon para Parlamentit katalonas.
Puxhdemon mbrëmë kërkoi prolongimin e shpalljes së pavarësisë dhe kërkoi dialog me Qeverinë spanjolle.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail