Zyrtarisht kalon ligji për pakicat kombëtare, bullgarët renditen pakica e nëntë kombëtare në Shqipëri

Tiranë, 11 tetor 2017 (MIA) - Shqipëria zyrtarisht ka kaluar ligjin për pakicat kombëtare, duke nënkuptuar kështu njohjen e pakicës bullgare si minoritet dhe renditjen e kësaj pakice si minoriteti i nëntë i cili njihet në Shqipëri.
Komisioni parlamentar i Ligjeve e ka miratuar projektligjin në fjalë, teksa pritet tashmë që të votëbesohet edhe nga parlamenti shqiptar.
Anëtarët e Komisionit u përplasën në diskutime sa i përket mekanizmit të përdorur për identikimin e pakicave, ku sipas relatorit të prokjetligjit Bledi Çuçi ky proces është bazuar te vetëdeklarimi dhe censusest e realizuara ndër vite.
Debati nuk mungoi as sa i përket nenit 14 të ligjit që parashikon përdorimin e gjuhës së pakicës kombëtare, krahas asaj shqipe në administartë, në bashkitë ku ata banojë tradicionalisht ose përbëjnë 20 për qind të banorëve.
"Unë sugjeroj që të përdoret përcaktimi numerik 20 për qind që përdoret pothuajse në të gjitha vendet që kanë nënshkruar konventat dhe kanë përcaktuar rregullat për mbrojtjen e pakicave", tha Çuçi.
Po ashtu personat që i përkasin pakicave kombëtare gëzojnë të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre.
Ligji i vjetër për pakicat njihte si minoritet vetëm maqedonasit, ndërsa tashmë statusin e minoritetit do ta kenë edhe ata të cilët janë deklaruar si bullgarë. Në këtë mënyrë, në vendin tonë bullgarët i shtohen listës së minoriteteve, ku deri më tani ishin konsideruar grekët, maqedonasit, malazezët, romët, egjiptianët dhe arumunët.
Më 26 korrik ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva vizitoi Tiranën. Përveç diskutimeve për thellimin e bashkëpunimit dhe procesit të anëtarësimit në BE, qëllimi kryesor i vizitës së Zaharievas ishte njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri. .
Sipas reagimeve që vijnë nga Sofia, komuniteti bullgar në Shqipëri arrin nga 50 mijë deri në 100 mijë banorë dhe nëse kjo shifër do të konfirmohet ndonjëherë, ky do ishte minoriteti më i madh në Shqipëri.
Aktualisht, vetëm 2 për qind e popullsisë së Shqipërisë është minoritare, me grekët që janë 24,243 banorë, të ndjekur nga romët me 8,301 banorë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail