Bisedë telefonike Tilerson - Çavushogllu për krizën diplomatike

Uashington, 12 tetor 2017 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson mbrëmë në bisedë telefonike me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu, me ç'rast ka shprehur "shqetësim të thellë" për shkak të paraburgimit të anëtarëve të personelit të misioneve diplomatike amerikane në Turqi, kumtoi Departamenti Amerikan i Shtetit.
"Tilerson i bëri thirrje Qeverisë turke që të parashtrojë dëshmi për akuzat kundër dy anëtarëve të personelit diplomatik të SHBA-së, të cilët këtë vit janë arrestuar në Turqi", qëndron në kumtesë.
Për shkak të arrestimit të të punësuarve në misionet diplomatike në Turqi, Uashingtoni para disa ditëve e ndërpreu dhënien e vizave për turqit, në çka Amerika u përgjigj me masë reciproke, që ka sjellë deri në krizë diplomatike.
Zëvendëskryeministri turk Mehmet Shimshek mbrëmë para Odës ekonomike të SHBA-së deklaroi se kriza diplomatike mes SHBA-së dhe Turqisë është "e tepruar" dhe së shpejti do të tejkalohet.
"Nuk duam që ky kontest të vazhdojë asnjë sekondë më tepër", theksoi Shimshek.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail