Merkel: Dëshiroj ta dëgjoj mendimin e liderëve të BE-së për Turqinë

Berlin, 15 tetor 2017 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi se marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë do të jenë një nga temat e Samitit të ardhshëm të BE-së që do të mbahet më 19 dhe 20 tetor në Bruksel.
"Nuk do të sjellim menjëherë vendim formal, por do të dëshiroja ta dëgjoj mendimin e kolegëve të mi përkëtë çështje", deklaroi dje Merkel.
Ajo theksoi se dëshiron vetëm t'i dëgjojë qëndrimet e shefave të shteteve apo qeverive të anëtareve të BE-së lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, duke cekur se është me rëndësi të vazhdojë dialogu mes Brukselit dhe Ankarasë.
Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe BE-ës, e para së gjithash Gjermanisë, u përkeqësuan gjatë vitit të fundit, pas tentimit të vitit të kaluar për grusht shtet në Turqi, kur liderët evropianë i akuzuan autoritetet turke për spastrime pasovike në administratën shtetërore, polici dhe armatë dhe posaçërisht pas vendimit të disa shteteve nga Unioni për ndalesë të fjalimeve të ministrave turq në tubime për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese në Turqi.
Ndaj kritikave dhe ndalesave të këtilla nga BE-ja, Turqia u përjgigj me ofendime ndaj disa liderëve evropianë dhe me kërcënime për anulim të marrëveshjes për ndalim të valës së migrantëve drejt Evropës, me të cilën ishte ndaluar kalimi i migrantëve nga territori turk drejt vendeve të Unionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail