Blumberg: Maqedonia më shumë anon drejt BE-së me ndryshimin e pushtetit

Nju-Jork, 16 tetor 2017 (MIA) - Bullgaria, e cila në janar të vitit të ardhshëm do ta ndërmarrë kryesimin gjashtëmujor me BE-në, do të insistojë që vendeve nga Ballkani Perëndimor t'u sigurojë rrugë më të qartë drejt anëtarësimit, me qëllim që të parandalohet destabilitet i ri në atë rajon, thekson sot agjencia amerikane Bllumberg.
Ministrja bullgare e angazhuar për kryesimin me BE-në, Lilijana Pavllova deklaroi javën e kaluar në Sofje se vendi i saj po bën përpjekje që BE-ja t'u japë udhëzime më konkrete për inkuadrim Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, BeH-së dhe Kosovës.
"Agjendën evropiane nuk mund ta ndryshojmë në afat prej gjashtë muajve, por duhet të jemi në gjendje që secilit prej atyre vendeve t'u prezantojmë plan të qartë aksioni në bazë të arritjeve të tyre dhe përparim në zgjidhjen e problemeve të tyre", theksoi Pavllova duke paralajmëruar se në të kundërtën do të krijohen hendeqe në rajon.
Duke folur për Maqedoninë, Bllumberg vlerëson se Shkupi i ripërtëriu synimet e veta drejt BE-së pasi që këtë vit u ndërrua kryesia e Maqedonisë, por potencoi se Maqedonia duhet ta zgjidhë kontestin për emrin me Greqinë.
Agjencia amerikane, megjithatë, paralajmëron se Brekziti dhe kriza më e thellë potenciale në BE po e kthejnë vëmendjen nga zgjerimi i mëtutjeshëm.
Drejtoresha e lartë programore e Këshillit të Evropës për punë të jashtme, Vesellla Çerneva vlerësoi se "Bullgaria do të duhet t'i bindë vendet skeptike siç janë Holanda, Dnaimarka, Gjermania dhe Franca t'i dëgjojnë problemet e Ballkanit Perëndimor".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail