Erdogan për vizitë të parë zyrtare në një vend të BE-së pas tentimit për grusht shtet

Varshavë, 17 tetor 2017 (MIA) - Polonia shpreson se Turqia në fund do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, deklaroi presidenti polak Andzhej Duda pas takimit të sotëm me kolegun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.
"Polonia i ka mbështetur dhe sot vazhdon t'i mbështet përpjekjet e Turqisë për hyrje në BE", tha Duda në konferencën e përbashkët për shtyp me Erdoganin.
Deklarata e presidentin polak vjen para samitit të Unionit në të cilin do të bisedohet për përkeqësimin e marrëdhënieve midis Brukselit dhe Ankarasë.
Erdogan qëndron për vizitë të parë zyrtare në këtë vend të BE-së pas tentimit për grusht shtet në korrik të vitit të kaluar. Ai e vizitoi Belgjikën në maj për takim të NATO-s dhe Hamburgun për takim të G20 bë korrik, por Polonia është vendi i parë i BE-së e cili e ftoi për vizitë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale, pas dëbimit të cilin Turqia e zbaton kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në tentimin për grusht shtet.
"Nëse BE-ja mendon se inkuadrimi i Turqisë nuk është i mundur, këtë duhet përfundimisht të na e thotë", theksoi Erdogan.
Sipas tij, Turqia ka shpenzuar 30 miliardë dollarë, për të pranuar në territorin e saj tre milionë migrantë, ndërsa BE-ja, e cila premtoi gjashtë miliardë euro, "tani ka siguruar mezi 885 milionë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail