Takim Tramp-Cipras në Uashington

Uashington, 17 tetor 2017 (MIA) - Greqia "ka pësuar shumë" dhe tani duhet të ndihmohet në përpjekjet e saj për dalje nga kriza, tha presidenti amerikan Donald Tramp në takimin me kryeministrin grek Aleksis Cipras në Shtëpinë e Bardhë.
"Ata kanë bërë punë të shkëlqyer për kthim, ata do të kthehen. Punojmë me ta në punë shumë të ndryshme. Ata i sendërtojnë flotat e tyre, aeroplanët e tyre, aeroplanin F-16 i cili është aeroplan i shkëlqyer. Tregtojmë me Greqinë dhe do të kemi disa takime menjëherë pas këtij", tha ai, duke shtuar se delegacionet do të mbajnë më shumë takime dhe drekë pune.
"Do të flasim për mënyra shtesë në të cilat Greqia mund të na ndihmojë dhe ne do t'i ndihmojmë Greqisë. Kishim marrëdhënie afatgjate me Greqinë, ata ishin miq të shkëlqyer dhe miq dhe aleatë besnikë", deklaroi Tramp dhe theksoi se me padurim e ka pritur takimin e sotëm me Ciprasin.
Kryeministri grek, nga ana e tij, iu falënderua presidentit amerikan për ftesën, duke theksuar se ky është moment i rëndësishëm për bashkëpunimin strategjik midis dy vendeve.
"Jam i sigurt se sot do të kemi diskutim shumë të frytshëm. Mendoj se është moment shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin tonë strategjik dhe jam i sigurt se do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta avancuar këtë bashkëpunim", tha Cipras.
"Greqia është partner strategjik në një rajon shumë të ndjeshëm. Por çdoherë është partner në të cilin SHBA-ja mund të mbështetet. Ndajmë vlera të përbashkëta, mos harroni se vlerat e lirisë dhe demokracisë që i ndajmë kanë lindur në Greqi dhe unë jam shumë i gëzuar që jam këtu, ky është nder për mua", shtoi ai.
Cipras dhe Tramp do të bisedojnë për spektër të gjerë të çështjeve, duke e përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje, investime ekonomike, ngjarje rajonale dhe energji.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail