Merkel në Samitin e BE-së do të propozojë zvogëlimin e ndihmës parainkuadruese për Turqinë

Berlin, 18 tetor 2017 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian do të propozojë zvogëlimin e ndihmës parainkuadruese të BE-së për Turqinë, deklaruan përfaqësuesit e paemëruar qeveritarë.
Ata shtuan se edhe krahas asaj që Merkeli do të propozojë zvogëlimin e ndihmës për Turqinë, derisa vendimi eventual për ndërprerjen e negociatave për anëtarësim do të duhet të mbështetet nga 28 vendet anëtare.
Merkeli gjatë fushatës parazgjedhore premtoi se do t'i japë fund negociatave me Turqinë, por e vogël është besueshmëria që të arrihet konsensus për këtë çështje.
"Megjithatë nuk pritet ndërprerje e plotë e ndihmës parainkuadruese për Turqinë, e cila arrin rreth katër milionë euro. Është e mundur të ristrukturohet pagesa, kështu që do të fokusohen për përforcimin e shoqërisë civile".
Samiti i BE-së do të mbahet nesër dhe të premten në Bruksel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail