Cipras u takua me nënpresidentin amerikan Pens

Uashington, 19 tetor 2017 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Majk Pensi sot në Shtëpinë e Bardhë u takua me kryeministrin grek Aleksis Cipras, me të cilën kanë biseduar për më shumë çështje.
Siç kumtoi kabineti i Pensit, dy liderët i kanë theksuar lidhjet e fuqishme dhe të përhershme mes SHBA-së dhe Greqisë, ndërsa presidenti amerikan gjithashtu e ka uruar Ciprasin për kthimin e Greqisë në rritjen ekonomike dhe në tregjet financiare.
Ai gjithashtu i ka inkurajuar reformat e mëtutjeshme për nxitjen e investimeve dhe e ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për lehtësim të borxhit.
Pens gjithashtu shprehu falënderim për rolin e Greqisë si shtyllë e stabilitetit në rajon, ndërsa dy funksionarët e konfirmuan edhe mbështetjen e tyre për integrimin euroatlantik të Turqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nënpresidenti amerikan gjithashtu e theksoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për zgjidhje gjithëpërfshirëse për bashkim të sërishëm të Qipros si "bizonale, federatë të dy bashkësive" dhe e përshëndeti bashkëpunimin e rritur të Greqisë me Izraelin, Qipron dhe Egjiptin në Mesdheun lindor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail