Në Turqi vetëm klerikët sunit të njohur nga shteti do të mund të lidhin martesa

Ankara, 19 tetor 2017 (MIA) - Parlamenti në Turqi miratoi ligj të ri sipas të cilit vetëm klerikët sunit, të cilët njihen nga shteti, fitojnë të drejtën të regjistrojnë martesa, njoftoi Si-En-En Turk.
Propozuesit nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe mbështetësit e ligjit vlerësojnë se dispozita e tillë u përshtatet nevojave kulturore të turqve dhe do ta parandalojë jetesën e përbashkët pa martesë.
Partia Popullore Republikane opozitare shprehi shqetësim të madh nga ndarja mes fesë dhe shtetit. Partia Demokratike Prokurde e Popujve gjithashtu e kundërshtoi ligjin. Një deputet i saj deklaroi se me këtë ligj shkelen të drejtat e grave për shkurorëzim.
Sipas disa analistëve, masa e re nuk u lejon mundësi të barabarta atyre të cilët nuk e njohin variantin sunit të islamit.
Sipas Kushtetutës, Turqia është shtet sekular por në vitet e fundit po intensifikohen tendencat islamiko-konservative.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail