Stoltenberg edhe personalisht i ka kërkar falje Erdoganit për shkak të incidentit në stërvitjen ushtarake në Norvegji

Bruksel, 19 nëntor 2017 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg personalisht e ka informuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan se janë ndërmarrë "masa disiplinore" kundër personit, i cili e ka prezantuar liderin turk si "armik" gjatë stërvitjes ushtarake të Aleancës në Norvegji.
Në bisedë telefonike me Erdoganin, Stoltenberg "përsëri ka kërkuar falje për incidentin gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-s" para disa ditëve, kumtoi një përfaqësuers i Aleancës.
"Stoltenberg e ka informuar Erdoganin se janë ndërmarrë masa disiplinore kundër personit përgjegjës dhe janë ndërmarrë procedura, që të shmanget një incident i ngjashëm në të ardhmen", shtoi përfaqësuesi.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dje e ka hedhur poshtë kërkimin e faljes nga NATO-ja, pasi dje në një stërvitje ushtarake të Aleancës në Norvegji, ai dhe Mustafa Kemal Ataturku janë paraqitur si armiq.
Erdogani tha se një ofendim i tillë nuk mund të falet aq lehtë.
Turqia i tërhoqi ushtarët e saj nga stërvitja ushtarake e NATO-s në Norvegji për shkak të këtij incidenti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail