Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes merr kryesimin e Prishtinës edhe për katër vitet e ardhshme

Prishtinë, 19 nëntor 2017 (MIA) - Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes është kryetari i Prishtinës edhe për katër vitet e ardhshme pas një gare tepër të fortë me kundërkandidatin e LDK-së, Arban Abrashi.
Në faqen zyrtare të KQZ-së bëhet e ditur se janë numëruar 100.00 për qind të votave ku sipas rezultateve Ahmeti fiton me 50,15 për qind të votave ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e LDK-së, Arban Abrashit me 49.85 për qind në Prishtinë.
Ahmeti ka fituar 41.509 vota, ndërsa Abrashi 41.262 vota.
Sipas të dhënave KQZ-së gjatë balotazhit të sotëm kanë votuar 38.1 për qind e votuesve.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka deklaroi se të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur me kohë në orën 19:00.
Kujtoi se nga po kjo orë ka filluar të rrjedhë afati për paraqitje të ankesave nga subjektet politike.
Të drejtë vote vote kanë pasur 1.353.613 persona. Beteja kryesore e partive politike është fokusuar tek gjashtë komunat më të mëdha të vendit, duke përfshirë këtu, përveç kryeqytetit, edhe Prizrenin, Gjilanin, Ferizajn, Gjakovën dhe Mitrovicën.
Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në nëntë, Lëvizja "Vetvendosje" në gjashtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë, Lista serbe në dy, ndërsa Aleanca për Kosovën e Re, Nisma për Kosovën dhe Alternativa në nga një komunë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail