KSHZ: Lista Srpska ka fituar 9 komuna duke u pasuar nga LDK-ja me 8 komuna

Prishtinë, 19 nëntor 2017 (MIA) - Në 19 komuna të Kosovës, sot është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Nga 1,353,613 persona me të drejtë vote, deri në momentin kur janë mbyllur të gjitha qendrat e vendvotimeve, në orën 19:00, kanë votuar 516,573 qytetarë apo 38,10 për qind e atyre me të drejtë vote.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që brenda një afati të shkurtër kohor të përfundojë numërimin e votave në të gjitha komunat.
Siç transmeton gazeta Express, Lista Srpska ka fituar më së shumti komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë gjithsej 9. Pas Sprskas vjen LDK-ja me 8 komuna, Partia e Ramush Haradinajt udhëheq 7 komuna, derisa PDK-ja ka pushtetin vetëm në pesë komuna të vogla. Nisma e AKR-ja udhëheqin me nga një komunë.
Lista Srpska ka fituar nëntë komuna përfshirë edhe Kllokotin në raundin e dytë. Srpska, në raundin e parë ka fituar pa balotazh Leposaviqin, Novobërdën, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Graçanicën, Ranillugun, Parteshin, ndërkohë që në Kllokot ka fituar në balotazh.
Ndërkohë, LDK-ja ka fituar në tetë komuna. Në raundin e dytë ka fituar në Gjilan, Podujevë, Vushtrri e Istog. Në raundin e parë, LDK-ja kishte fituar në Lipjan, Fushë Kosovë, Viti e Pejë.
PDK-ja, ndërkaq, ka fituar pesë komuna. Në raundin e parë, Partia e Kadri Veselit kishte fituar vetëm një komunë, Drenasin. Kurse, në raundin e dytë, ka fituar në Dragash, Ferizaj, Kaçanik e Shtime.
Partia e Albin Kurtit nuk kishte fituar asnjë komunë në raundin e parë derisa tash ka tri komuna. Udhëheq Kamenicën, Prizrenin dhe ka gjasa ta marrë edhe Prishtinën.
Partia fituese e zgjedhjeve është AAK-ja, e cila aktualisht udhëheq në shtatë komuna. Pa balotazh pati fituar në Deçan e Junik derisa në raundin e dytë ka fituar në Obiliq, Suharekë, Klinë, Gjakovë e Rahovec.
Partia e Fatmir Limajt e ka mbajtur Malishevën. Në raundin e dytë kishte shkuar me PDK-në derisa sot u rikonfirmua Ragip Begaj kryetar edhe për një mandat.
Sidoqoftë, AKR-ja e Behgjet Pacollit arriti të mbajë një komunën nën pushtetin e saj. Edhe katër vitet e ardhshme do të jetë Agim Bahtiri, i cili fitoi përballë Valdete Idrizit të PDK-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail