Gjukanoviq: Nuk përjashtohet mundësia të jem kandidat për president të Malit të Zi

Podgoricë, 20 nëntor 2017 (MIA) - Ish-presidenti malazez dhe kryeministër dhe njëherit edhe lider aktual i Partisë Demokratike qeveritare të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviq sërish paralajmëroi se nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e ardhshme të jetë kandidat për president të Malit të Zi.
"Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale DPS-ja do të propozojë kandidat mjaft cilësor, me të cilin do të realizojë fitore të rëndësishme politike dhe do ta përforcojë drejtimin euroatlantik të Malit të Zi", deklaroi Gjukanoviq në një intervistë për gazetën kroate "Veçernji list".
Gjukanoviq theksoi se megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet, që do të mbahen me siguri në mars të vitit të ardhshëm, pikërisht ai të jetë kandidat i DPS-së për president.
Ai vlerësoi se "25 vitet e tij më të mira" nga jeta i ka dhënë që të vijë deri në atë që sot konsiderohet si realizim i Malit të Zi modern.
"Kurdo që të jetë e nevojshme do të bëjë gjithçka me qëllim që ai realizim të ruhet dhe të avancohet dhe prandaj asnjëherë nuk do të jem në dilemë nëse do të angazhohem ose jo", porositi Gjukanoviq.

Ai deri më tani në disa raste e ka paralajmëruar mundësinë që sërish të kandidohet për president.
Siç lajmëron MIA, Gjukanoviq nga fundi i tetorit deklaroi se "po përgatitet të ndërmarrë një prej funksioneve më të larta në shtet", por DPS-ja është ajo që do të vendosë nëse ai do të jetë kryeministër ose do të kandidohet për president, ndërsa në fillim të muajit në pjesëmarrje në një tribunë e la të hapur mundësinë që të kandidohet për mandat të ri presidencial.
Gjukanoviq në nëntor të vitit 2016 dha dorëheqje nga funksioni i kryeministrit, duke paralajmëruar se do të marrë pjesë në politikë vetëm si lider i DPS-së.
Ai ishte president i Malit të Zi nga viti 1998 deri në vitin 2002, ndërsa kryeministër në periudhën e mbetur nga viti 1991 deri në vitin 2016.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail