Ratko Mlladiq dënohet me burgim të përjetshëm

Hagë, 22 nëntor 2017 (MIA) - Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, e ka dënuar sot me burgim të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
Bëhet fjalë për aktvendim të shkallës së parë, në të cilën apel do të mund të parashtrojnë edhe Prokuroria e Hagës dhe mbrojtja e Malldiqit.

I njohur si "Kasapi i Bosnjës", Mlladiq është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.
Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga Tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, është akuzuar për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.
Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail