Dy tërmete në rajonin e Detit Egje

Athinë/Stamboll, 23 nëntor 2017 (MIA) - Dy tërmete mesatare gjatë natës së shkuar janë regjistruar në rajonet bregdetare të Detit Egje në Greqi dhe në Turqi.
Tërmet me intensitet prej 4,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar rreth mesnatës në rajonin e qytetit grek Katerini, në bregdetin veriperëndimor të Detit Egje.
Instituti gjeodinamik i Athinës kumtoi se epiqendra e tërmetit ishte 24 kilometra në veri të Katerinit dhe 300 kilometra në veriperëndim të Athinës.
Nuk ka informacione për viktima ose dëme të shkaktuara materiale.

Paraprakisht, siç lajmëroi MIA, një tërmet me intensitet prej 5,3 ballëve sipas shkallës së Rihterit mbrëmë vonë është regjistruar edhe në provincën Mugla në bregdetin Egje të Turqisë.
Instituti sizmologjik i Stambollit Kandili, kumtoi se tërmeti ka ndodhur dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e tokës, me epiqendër 31 kilometra në juglindje të qytetit Muglla dhe është ndjerë edhe në qarqet fqinje.
Nuk ka informacione për viktima eventual dhe dëme të shkaktuara materiale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail