Arrestohen tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë

Prishtinë, 24 nëntor 2017 (MIA) - Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në bazë të një urdhërarresti që u lëshua nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Deputetët e arrestuar Albin Kurti, Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu u arrestuan pasi nuk morën pjesë në seancën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë arrestimit Policia e Kosovës përdori edhe gaz lotsjellës ndaj deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes të cilët u përpoqën të ndalnin arrestimin e Kurtit.
Ishte paraparë që 4 deputetët e "Vetëvendosjes" të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend të paraqiten në Gjykatë.
Por një gjë e tillë nuk ndodhi as këtë radhë, kjo për faktin se Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj- Bujupi nuk erdhën fare në Gjykatë. I vetmi që iu përgjigj kësaj ftese ishte deputeti Faton Topalli.
Me mosparaqitjen e tyre në Gjykatë trupi gjykues vendosi që të lëshojë urdhërarrest për 3 deputetët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail