Reagime të Haradinaj dhe Imerit për arrestimin e tre deputetëve nga Vetëvendosja

Prishtinë, 24 nëntor 2017 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj theksoi se shpreh keqardhje për shkak të arrestimeve të tre deputetëve të Vetëvendosjes, ndërsa lideri i lëvizjes Visar Imeri e kritikoi këtë procedurë, duke i cilësuar si "brutale" dhe të bëra me "urdhra politik".
Siç njoftoi MIA, policia e Kosovës ka arrestuar sot tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në bazë të një urdhërarresti që u lëshua nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Deputetët e arrestuar Albin Kurti, Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu u arrestuan pasi nuk morën pjesë në seancën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj ishte pjesë e opozitës kur me gaz lotsjellës po pengohej ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ai edhe tash beson se bashkë me Vetëvendosjen e kanë kundërshtuar me të drejtë atë marrëveshje, por ka këshilluar deputetët e Vetëvendosjes se ata duhet të paraqiten në gjykatë.
"Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjen që mbetet rrezik për Kosovën.Është rrezik politik. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjellë të mira, ndërsa qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politik e jo ligjor, unë mendoj që deputetët që kanë kundërshtuar, nuk kanë pse të mos paraqiten në gjykatë. Ata s’kanë bërë asgjë që meriton me u fshehë. Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin", tha Haradinaj.

Kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se deputet u arrestuan në mënyrë brutale nga Policia e Republikës së Kosovës me urdhra politik, duke hyrë në seancë.
"Pra, tre deputetët ishin duke ardhur në seancën e cila është thirrur për sot", tha ai.
"Ky është edhe një rast, ose vazhdimësi e një përndjekje masive dhe gjithëpërfshirëse që ka filluar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, veçanërisht kohëve të fundit, me dënimin e katër aktivistëve tonë me 21 vite burg pa kurrfarë prove e dëshmie dhe pastaj me këtë vazhdim të këtij gjyqi të padrejtë karshi deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes në këtë rast, për shkak të protestës tonë meqë rast e mbrojtëm sovranitetin e republikës dhe integritetin territorial e vendit", tha Ymeri.
Gjatë arrestimit Policia e Kosovës përdori edhe gaz lotsjellës ndaj deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes të cilët u përpoqën të ndalnin arrestimin e Kurtit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail