Gjendja me përmbytjet në Shqipëri edhe më tej alarmante

Tiranë, 1 dhjetor 2017 (MIA) - Pjesëtarët e policisë dhe të armatës shqiptare, dhe njësitet territoriale zjarrfikëse janë sistemuar në tërë territorin e Shqipërisë që t'u ndihmojnë banorëve të goditur nga përmbytjet.

Gjendja me përmbytjet më kritike është në pjesën jugore të vendit, në rajonin e Sarandës, Fushë Krujës, Gjirokastrës dhe Fierit. Në këtë zonë gjatë ditës qëndroi kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që në mënyrë të drejtpërdrejtë të njihen me gjendjen dhe problemet.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të nivelit të lumit Vjosa dhe rrezikut i cili u kanoset, në vijim është evakuimi i më shumë se 3.000 banorëve nga katër fshatra në rajon, ku janë përfshirë edhe helikopterë të armatës. Të evakuarit do të vendosen në Shtëpinë e Sportit, në stadium dhe në shkollën industriale në Vlorë.

Qindra njerëz janë evakuuar edhe nga pjesa qendrore e vendit, ku janë përmbytur mijëra hektarë sipërfaqe bujqësore, ndërsa pa enegji elektrike janë mbi 70 mijë familje. Janë përmbytur edhe qindra shtëpi, ndërsa të paktën 20 janë shkatërruar. Janë rrëzuar edhe të paktën tre ura.

Qeveria shqiptare u bëri apel qytetarëve që rreptë t'i respektojnë rekomandimet që i lëshojnë organet kompetente, sepse pritet rritje e nivelit të lumenjve Seman dhe Shkumbin.

Autostrada Tiranë-Durrës ende është e bllokuar, ndërsa nga pasditja është normalizuar qarkullimi ajror në aeroportin e "Rinasit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail