Erdogan dhe Pavlopulos me qëndrime të ndryshme për Marrëveshjen nga Lozana

Athinë, 7 dhjetor 2017 (MIA) - Marrëveshja nga Lozana nuk zbatohet në Thrakinë Perëndimore, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në takimin e sotëm në Athinë me shefin e shtetit grek Prokopis Pavlopulos.
Erdogan theksoi se dispozitat në Marrëveshjen nga Lozana janë të vjetruara dhe është e domosdoshme që të rishqyrtohen, duke e theksuar çështjen për banorët myslimanë në Thrakinë Perëndimore, të cilët Athina i emëron "mysliman", ndërsa Ankaraja si "minoritet turk".
Pavlopulos, nga ana tjetër tha se në Greqi ka "minoritet mysliman religjioz" dhe të drejtat e tij tërësisht respektohen. Ai theksoi se Marrëveshja nga Lozana është baza e cila e ka përforcuar miqësinë midis dy vendeve.
"Për ne grekët kjo marrëveshje i përcakton edhe kufijtë e Greqisë dhe Bashkimit Evropian dhe nuk i nënshtrohet rishqyrtimit. Në të nuk ka zbrazëtira, nuk ka nevojë për revizion, e as madje nga aktualizimi. Ai është valid kështu që është nënshkruar, edhe në atë dokument nuk ka vend për zona gri, e as madje për dispozita për çështje të minoriteteve", shtoi Pavlopulos.
Ai theksoi se vendet, të cilët dëshirojnë të jenë anëtarë të BE-së, duhet t'i respektojnë të drejtat e tyre, si edhe ato për pronësinë dhe minoritetet.
"Greqia dëshiron gjithçka që është e mundur më shpejtë të gjendet zgjidhje juridike dhe e realizueshme në çështjen për anëtarësimin turk. Kjo zgjidhje, siç shihet qartë nga ana e BE-së në Gjenevë, duhet ta respektojë sovranitetin e shtetit anëtar të BE-së", deklaroi presidenti grek.
Lidhur me këtë çështje qipriote, Erdogan tha se Turqia është për arritje të marrëveshjes të përbashkët për zgjidhje të problemit.
"Synojmë që të gjejmë zgjidhje të përhershme dhe juridike për Qipron. Ne gjithashtu duhet të gjejmë zgjidhje edhe për rajonin e Egjeut. Kështu që ejani ta bëjmë atë që është e domosdoshme, në afate më të shkurtra", nënvizoi Erdogan.
Erdogan sot mbërriti për vizitë dyditore në Athinë, ku më vonë do të takohet edhe me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Kjo është vizita e parë e një presidenti turk në Greqi për 65 vite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail