PE: BE-ja sërish ta vendos "fokusin e vet strategjik" te Ballkani Perëndimor

Bruksel, 11 dhjetor 2017 (MIA) - Parlamenti Evropian në raportin e vet vjetor për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë e theksoi nevojën që BE-ja "fokusin e vet strategjik" sërish ta vendos në Ballkanin Perëndimor, lajmëroi "Tanjug".
BE-ja duhet të vazhdojë me ambiciet e saj në rajon, duke dhënë kështu dinamikë të re politikës së besueshme të BE-së për zgjerim, thuhet në raportin e BE-së, në të cilin mbikëqyrje kishte agjencia serbe e lajmeve.
Raportin vjetor, të cilin e ka përbërë kryesuesi i Komitetit për punë të jashtme, Dejvid Mekalister, PE-ja do ta miratojë të mërkurën, 13 dhjetor, në sesionin plenar në Strasburg.
Në raport, theks është vendosur në faktin se "siguria e qytetarëve të BE-së, integriteti i territorit të BE-së, si dhe stabiliteti i fqinjësisë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor janë kushtet kyçe për stabilitet të BE-së".
Theksohet nevoja për fokus të sërishëm strategjik për Ballkanin Perëndimor me njohje të fakteve se BE-ja do të duhet të vazhdojë me ambiciet e saja në rajon duke dhënë me këtë rast nxitje të re për besueshmërinë nga politika e BE-së për zgjerim.
"Besojmë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor duhet të mbetet prioriteti më i lartë", thuhet në dokument.
Parlamenti Evropian bën thirrje më shumë përpjekje të investojë në përmirësimin e kushteve sociale-ekonomike dhe politike në rajon.
"Duhet të mbesim të përkushtuar në kujdesin e shoqërive të larta efikase politike në rajon", qëndron në tekstin e Raportit vjetor të PE-së për Politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
PE-ja me atë raport gjithashtu përsërit se dera e BE-së është e hapur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor pasi do t'i plotësojnë kushtet për këtë.
Vëmendje e veçantë dhe mbështetje duhet të jepen për zbatimin e reformave kyçe institucionale dhe politike të Ballkanit Perëndimor.
"I bëjmë thirrje KE-së për të shqyrtuar ndarjen e mjeteve të reja në Instrumentin për ndihmë parainkuadruese si një prej mekanizmave më të rëndësishme për mbështetjen e proceseve të theksuara reformuese", konkludohet në pjesën e raportit të dedikuar Ballkanit Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail