Erdogan u bëri thirrje vendeve që ta njohin Jerusalemin për kryeqytet të Palestinës

Stamboll, 13 dhjetor 2017 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta njohin Jerusalemin për kryeqytet të Palestinës, njofton televizioni turk NTV.
"Jerusalemi është linjë e kuqe e jona. Izraeli është shtet okupator dhe terrorist", deklaroi Erdogan para pjesëmarrësve në takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) në Stamboll, kushtuar çështjes për Jerusalemin.
Ai shtoi se Qeveria izraelite i ka torturuar njerëzit e pandihmë, madje duke treguar fotografi në të cilën shihet një djalosh palestinez me sy të mbyllur, i rrethuar me ushtarë izraelitë.
Presidenti turk i bëri thirrje SHBA-së që të heqë dorë nga "zgjidhja e paligjshme dhe provokuese" për Jerusalemin dhe tha se zgjidhja e SHBA-së i shpërblen "aktivitetet terroriste" të Izraelit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail