Kosova do të aplikojë për anëtarësim në KE

Prishtinë, 15 dhjetor 2017 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e sotme të qeverisë ka njoftuar se gjatë këtij muaji, ose më së largu në janarin e vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Sipas tij, nëse ndodh që aplikimi të bëhet gjatë këtyre muajve, atëherë Kosova do të pranohet në këtë institucion për dy vite, raporton lajmi.net
Hoxhaj këtë e arsyetoi me kryesimin e Këshillit të Evropës, që bëhet kryesisht nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
"Këshilli i Evropës pas BE-së është njëra nga organizatat më të rëndësishme në Evropë, dhe ne jemi të vetmit nga rajoni që nuk jemi pjesë. Janë katër vende që e kanë njohur Kosovën dhe e kryesojnë këshillin", deklaroi Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë.
Sipas tij Kosova duhet të tregojë se ka institucione stabile, duke bërë progres në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail