Fajon: Të gjithë me padurim e presin agjendën për zgjerim të BE-së

Sarajevë, 17 dhjetor 2017 (MIA) - Deputetja në parlamentin Evropian Tanja Fajon sot deklaroi se për shkak të mungesës së marrëveshjes në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për shkak të strukturës komplekse të shtetit dhe mungesës së dëshirës së sinqertë nga liderët është ngadalësuar rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Ajo për agjencinë FENA deklaroi se "BeH-ja shumë shpesh është hallkë më e dobët në zinxhirin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Unionit".
"Do të doja që 2018-ta të jetë vit kur BeH do ta fitojë statusin e kandidatit dhe përkujtoj se kjo është vetëm në duart e liderëve të BeH-së", theksoi Fajon.
Ajo theksoi se në BE ekziston "klimë e këndshme" për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor dhe se të gjithë me padurim e presin strategjinë për zgjerim, publikimi i të cilit është paralajmëruar për në fillim të shkurtit. Strategjia do të përmbajë hapa konkrete që shtetet do të duhet t'i bëjnë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
"Nëse në fillim të mandatit të Komisioni i kryesuar nga Zhan-Klod Junker morëm mesazh të qartë se në periudhën pesëvjeçare nuk do të ketë anëtare të reja dhe zgjerim, tani, kur ngadalë po lëvizim drejt fundit të mandatit, kemi mesazhe të qarta se Brukseli pret që në një kohë të afërt të bashkëngjiten vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo theksoi se BE-ja në njëfarë mënyre përsëri "ofron dorë" dhe bëri me dije se e dëshiron rajonin në "oborrin" e vet, ndërsa tani është radha e shteteve të rajonit që me "rezultate konkrete në zbatimin e reformave ta shfrytëzojnë momentin e volitshëm dhe të tregojnë se me të vërtetë dëshirojnë t'i bashkëngjiten BE-së".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail