Takim i Mogerinit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 18 dhjetor 2017 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri sot në Bruksel do të takohet me kryetarët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Siç kumtoi pres shërbimi i përfaqësues së lartë, është paraparë që Mogerini të organizojë darkë pune me kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe komisari evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han.
Qëllimi i këtij takimi të ri të përfaqësueses së lartë të BE-së në formatin "gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor" të nivelit më të lartë, është përforcimi i bashkëpunimit dhe këmbimit të mendimeve për tema rajonale, theksohet në kumtesë.

Sipas paralajmërimeve, pritet që përfaqësuesit evropian dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të bisedojnë për perspektivat evropiane dhe bashkëpunimin rajonal.
Është paraparë para darkës Mogerini të ketë edhe takime dypalëshe me disa nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail