Server: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale me pasoja serioze për Kosovën

Prishtinë, 8 janar 2018 (MIA) - Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Server, për gazetën "Zëri" deklaroi se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të përcillet me pasoja serioze për Kosovën, sepse sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në dhe me BE-në do të jenë shumë problematike.
"Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do t’i bënte marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me Bashkimin Evropian shumë më problematike dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin, duke shtuar se liderët kosovarë po sillen sikur të jenë të kërcënuar nga Gjykata", ka thënë Sever.
Pas dy dështimeve që kjo çështje të procedohet në Kuvend në fund të vitit të kaluar, Server shpreson që një përpjekje e tillë të mos realizohet gjatë këtij muaji, ashtu siç po pritet të ndodhë pas kthimit të deputetëve nga pushimet e fundvitit.
Analisti amerikan gjatë kësaj interviste për “Zërin” ka folur edhe për mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, me ç’rast ka vlerësuar se ky është një veprim i pamatur politik, pasi Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave me BE-në.
Ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë duhet zbatuar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail