BE: Deputetët e Kosovës të heqin dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Prishtinë, 12 janar 2018 (MIA) - Bashkimit Evropian sot u bëri thirrje deputetëve të Kosovës të heqin dorë nga nisma për revokimin e vendimit për formim të Gjykatës Speciale për krime lufte të UÇK-së.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shpreh shqetësimin në lidhje me iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
BE-ja u bëri thirrje të heqin dorë nga plani i tillë.
Kosova në vitin 2014 u angazhua me BE-në në themelimin e Dhomave të Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të demonstruar angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit. Si rezultat, BE mirëpriti krijimin e Dhomave të Specializuara nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015.
Nismën për shfuqizimin e ligjit e mbështetën partitë në koalicionin qeveritar të Kosovës - Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën (NISMA).
Në komunikatën e BE-së thuhet se progresi i Kosovës drejt integrimit në BE, duke përfshirë përpjekjet e vërteta të Kosovës për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe pajtimin sot më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetje. Udhëheqësit e Kosovës duhet ta mbajë Kosovën në mënyrë të vendosur në agjendën evropiane që rajoni i Ballkanit Perëndimor ndan, në përputhje me dëshirat dhe pritshmërisë e popullit të Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail